Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Eda Zari me koncert në Prishtinë për Ditën Ndërkombëtare të Jazzit

Në Ditën Ndërkombëtare të Jazzit, në Prishtinë do të mbahet një koncert i veçantë. “Love loves to love love”, është titulluar koncerti i cili vjen nga Eda Zari, Ilir Bajri dhe saksofonisti nga Zelanda e Re, Hayden Chisholm.

“Një guidë nate në poezinë e Jazz-it, lidhur me perin e fjalës vibruese! Kjo natë nuk njeh zhurmë, as party, veç prehër e mendje të hapur për dhënie fryme dhe marrje! Flirt dhe interaksion”, thuhet në njoftimin e këtij eventi, përcjell KultPlus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koncerti mbahet më datë 29 prill duke filluar nga ora 22:30 në Teatrin Oda. Biletat pranë Teatrit Oda nga nesër në shitje.

Kjo ditë, si iniciativë e Shteteve të Bashkuara, është themeluar në vitin 2011 nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO), e cila e ka përshkruar jazz-in si “muzikë universale të lirisë dhe kreativitetit”. Jazz-i ka qenë prej kohësh një përbërës i rëndësishëm i kulturës amerikane dhe një bashkëveprim me audiencat e huaja.