Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dua Lipa vulos epitetin e yllit me albumin debutues

Janë rreth 10 komplimente të ndryshme që dëshiroj t’ia bëj Dua Lipës menjëherë sapo e takoj, por filloj me një që e di se do të rezonojë me të më së shumti.

Lidhet me albumin e saj të titulluar “Dua Lipa”, këngë prej të cilit ajo ka performuar në skenën e madhe të “Governors Ball” në New York, shkruan “refinery29.com”, transmeton “Koha Ditore”. Është i mrekullueshëm. Albumi me dymbëdhjetë këngë ka qenë duke u punuar me vite dhe Lipa nuk ka mundur të jetë më e lumtur për lansimin e tij më 2 qershor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk ka asnjë ndjenjë sikur kjo”, thotë ajo. “Vetëm ajo ndjenja e lehtësimit – por gjithashtu krenarisë dhe entuziazmit dhe adrenalinës e nervozes – të gjitha këto ndjenja të përziera në një. Jam kaq shumë e entuziazmuar”.

Jemi ulur në zonën mediale përreth “Governors Ball”, në dy karrige ballë për ballë, nën rrezet e diellit të një pasditeje, me “Black Beatles” të Rae Sremmurd që dëgjohet tek performohet në sfond. Jam gati ta lëshoj komplimentin e dytë: “Më pëlqen ngjyra e llakut të thonjve tu”. Thonjtë e saj ngjyrosur me ngjyra holografike që e bën secilin thua të duket sikur një pasqyrë e vogël, dhe vazhdojnë ta zënë dritën. Ajo i lëviz pak si përgjigje dhe buzëqesh.

Me mbi një milion ndjekës në “Instagram”, Lipa e di se si të kombinojë përmbajtjen e mrekullueshme vizuale me këngët e saj impresive, që janë pjesërisht balada hakmarrëse, pjesërisht ritme vallëzimi për ndeja. Ky kombinim triumfues me një “A+” në estetikë dhe një tingull elektrik, mund ta shpjegojë se përse ajo aktualisht është në flakë.

“New York Times” së fundi i është referuar këngëtares 21-vjeçare me një shkrim, ku e vlerëson si “zë të madh të ri”. Revista “New York Magazine” e ka vlerësuar atë si “yll anti-pop”. Lipa është e lumtur të dëgjojë gjithë këta tituj nëse ato kanë kuptim që ajo po shkruan, lanson dhe performon muzikën e saj.

Pasi ka nisur karrierën me lansime në “YouTube”, duke ngarkuar aty përpunime të këngëve sa ishte 14- vjeçare, këngëtarja në mënyrë stabile kishte lansuar single, hit pas hiti, nga ai i vitit 2015, “Be the One”, deri tek ai i vitit 2017 “Scared to be Lonely”. Në krye të albumit bashkëpunimi i saj me Sean Paul, kënga “No Lie”, shërben si një këngë hapëse me plot disponim... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.