Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ditari për murtajën i Defoes, vepra e 1722-tës që flet edhe sot

Të lexosh “A Journal of the Plague Year”, të parat mandata jo të lehta vijnë qysh në faqen e parë. Rrëfimtari na tregon se ai dhe fqinjët e tij dëgjuan se murtaja ishte “rikthyer sërish në Holandë” në fillim të shtatorit të vitit 1664.

Ne mësojmë se Qeverisë i ishin dhënë paralajmërime, por ajo e mbajti të fshehtë; se njerëzit filluan ta harrojnë këtë problem të huaj, apo ta konsideronin atë “si diçka për të cilën nuk paramerremi me të”, shkruan “The Guardian”.

Ndërsa po i hedh këto radhë në maj të vitit 2020, paralelet me përgjigjen tonë fillestare ndaj problemit në të largëtën Kinë janë kaq të mahnitshme sa duket gati qesharake t’i vësh në pah ato. Dhe kështu nis: kaloje faqen, dhe ne marrim njoftimin e parë nga “weekly Bills” që tregonte për shtimin e vdekjeve në secilën famulli në Londër, që pikasen me obsesion nga rrëfimtari ynë përgjatë gjithë librit, transmeton KOHA. Tabelat ia thonë tregimit të vet të trishtë mbi lemerinë e sëmundjes, njësoj si shifrat e vdekjeve që kemi marrë çdo ditë për javë të tëra.

Pastaj ne e mësojmë që këto tregime nuk janë të besueshme. Të dhënat e autoriteteve janë prore të ulëta: “Karta e radhës ishte nga 23 deri më 30 maj, kur numri i Murtajës ishte 17: por varrimet në St. Giles ishin 53, një numër tmerronjës! Prej të cilëve ata i shënuan 9 nga murtaja”. Më vonë u mësua se të paktën 20 të tjerë “ishin vërtet të vdekur prej murtajës”, por ishin “shënuar si nga lija apo zbardhësve të tjerë, krahas shumë të tjerave të mbajtura fshehtas”. Më 1665 si më 2020, shifrat e vdekjeve të shumta na japin një përqasje më të vyeshme sesa numri i vdekjeve që i atribuohen tamam infeksionit.

Paralelet vazhdojnë. Rrëfimtari vë re se masat e nevojshme për të frenuar shpërhapjen ishin marrë tejet vonë: “Shpesh vras mendjen mbi kushtet në të cilat ishte krejt masa e njerëzve në fillim të rënies së mynxyrës mbi ta, dhe si kishte nevojë për vënien e masave e menaxhimeve me kohë, si publike, ashtu edhe private, që të gjitha pështjellimet më pas ranë mbi ne, dhe që një alamet numri i njerëzve u zhyt në këtë fatkeqësi, e cila sikur të ishin marrë hapat e duhur, do të mund, me dëshirë të Perëndisë, të shmangej, dhe e cila, nëse pasardhësit mbledhin mend si duhet, ata mund të marrin masa e mësime prej saj”.