Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Distancimi nga “ilirizmi” sllavo-jugor

Figurë qendrore e identitetit të shprehur katolik shqiptar u bë Pjetër Mazreku (Pietro Massarecchi) nga Prizreni, vizitatori apostolik (1623) dhe argjipeshkvi i Tivarit (16241634). Kontributi i veçantë i tij për sa i përket idesë nacionale shqiptare si klerik i lartë ishte në atë që ai e kuptoi i pari nevojën që katolicizmin shqiptar duhet ndarë e diferencuar qartazi nga “ilirizmi” sllavo-jugor (ideja e pansllavizmit) dhe se katolicizmi shqiptar duhej lidhur direkt me katolicizmin ortodoks, ndërkombëtar e qendror.

Kjo dikotomi e Mazrekut – distancim nga “ilirizmi” sllavo-jugor dhe lidhje direkte me katolicizmin qendror “meanstream” ndërkombëtar - ishte shumë kompatibile, me binomin që rridhte nga vetë misioni e strategjia e Propagandës Fide, që në njërën anë të jashtme stimulonte universalizimin, por nga ana e brendshme praktikonte nevojat pastorale praktike sipas kërkesave të popullit e gjuhës.

Duhet theksuar se Mazreku ishte i deleguari i posaçëm nga Propaganda Fide për Serbi, Hungari, Bosnje e Bullgari, pra për katër shtete nën sundimin otoman dhe raporti e rekomandimet e tija ishin shumë të rëndësishme, sepse u përfillën nga Selia e Shenjtë dhe kishin rëndë sinë parësore për organizmin e misioneve katolike në këto vende.

Sllavizimi i katolikëve shqiptarë

Por, nga raportimet për Serbinë, më 1634, ai i kthehet edhe njëherë gjendjes së katolikëve shqiptarë aty, duke theksuar gjendjen e tyre si tepër të rëndë. Madje, ai thotë që së fundmi një pjesë e katolikëve shqiptarë është sllavizuar. Ai bën një krahasim interesant kur thotë që shqiptarët e tij, përkundër faktit se janë në të njëjtën shkallë religjioziteti apo ndonjëherë edhe më lart se të tjerët, nuk kanë asnjë lloj prezence të ngjashme në Romë sa u përket institucioneve, statusit apo kolegjeve, ashtu sikurse kanë të tjerët - gjermanët, hungarezët, grekët “ilirët” (sllavët e jugut), madje edhe eberjët e turqit! Mazreku, madje, thekson në apelin e tij për përfilljen e nevojave arsimore të katolikëve shqiptarë, duke krahasuar se në Ballkanin otoman ka më shumë katolikë shqiptarë sesa të gjithë sllavët katolikë që jetojnë aty.

Mazreku propozon një kolegj të përbashkët serbo-shqiptar, ku 16 studentë së bashku do të mësonin në dy gjuhët, për t’u përgatitur sa më mirë për misionet e ardhshme. Në fakt, të menduarit e hershëm modern mbi gjuhët dhe kombet është i theksuar dhe stërholluar te Mazreku. Ai ka menduar edhe për standardizimin e kodifikimin e gjuhës serbo-kroate e sllavishtes së jugut dhe, përkundër mendimit të shumicës së kolegëve të tij klerikë që i jepnin përparësi dalmatishtes ose dialektit të përdorur në Bosnje, ai i ka dhënë epërsi serbishtes, duke e krahasuar atë me dialektin e Toskanës në Itali.

“Të vetmit që jetojnë të lirë në male”

Në këtë vazhdë është interesante se Mazreku është ndër po lemistët e parë dhe autorët e teorisë së origjinës së shqiptarëve, të cilët nuk janë aziatikë por “maqedonas”, të cilët ishin detyruar të tërhiqeshin në male nga dyndjet e serbëve e bullgarëve.

Mazreku spikat gjuhën e veçantë që përdorin shqiptarët dhe bën një lloj paraqitje të karakterit shqiptar, duke thënë se janë shumë të dhënë pas nderit dhe se janë shumë xhelozë e kolerikë, por miqësorë kur të lidhin paqen. Shqiptarët janë të vetmit që jetojnë të lirë në male dhe që kurrë nuk janë pushtuar tërësisht nga turqit dhe të vetmit që kanë armëmbajtje, për dallim nga grekët, serbët, bullgarët, hungarezët e të tjerët. Mazreku, në vijë edhe me para rendësit vizitatorë katolikë si Bizzi e Budi, e thekson rëndësinë e jashtëzakonshme të shqiptarëve si faktor ushtarak, të cilët, me një formacion prej 12 mijë ushtarësh, janë tepër të rëndësishëm për fatin e Italisë dhe katolicizmit, por edhe e kundërta, mund të jenë faktor shumë negativ nëse islamizohen tërësisht.

Insistimi i përsëritur i Mazrekut për nevojën e arsimimit të shqiptarëve dhe një lloj kritike ndaj mospasjes së ndonjë kolegji për shqiptarët në Itali nuk duket të jetë përfillur plotësisht në fillim. Në fakt, përkundër mjaft informatave që posedonte dhe apeleve të shumta, sekretari i Kongregatës së Propagandës Fide, Francesco Ingoli, nuk i kushtoi rëndësi kësaj çështjeje. Në vend të një kolegji shqiptar, ai përparësi i dha kolegjit grek, ku do të mund të shkolloheshin ata. Në fakt, ai shërbeu më tepër për komunitetin arbëresh, italo-albanez, të cilët ishin të ritit lindor ortodoks dhe që pranonin supremacinë e papës.

Por, siç shihet nga të dhënat, në kolegjin grek, aty diku nga viti 1700, nga afro 50 studentë, vetëm 3 sosh i kishin kompletuar studimet. Kështu që, kolegji në fjalë fare nuk ishte përgjigje për nevojat e studentëve të krishterë shqiptarë, e sidomos të atyre katolikë. Në Kolegjin Ilirik të Loretos pranoheshin studentët sipas këtij planifikimi: 12 nga Dalmacia, 8 nga vendet nën sundimin osman, përfshirë Shkupin, dhe 2 shqiptarë, ndërsa studentët nga Prizreni mund të akomodoheshin vetëm nëse rritej numri dhe kapaciteti me më shumë studentë.

“Një popull i tërë po kanosej të islamizohej në mungesë priftërinjsh”

Por, beteja e Mazrekut për arsimin e shqiptarëve nuk mbeti këtu dhe nuk ishte vetëm teorike. Ai, më 1628, deshi të blinte një shtëpi në Shkup, ngjitas me kapelën ku do të mund të për gatiteshin për Itali e të mësonin gramatikën latine katër a pesë të rinj. Ndërsa dy vjet më vonë, në pranverën e vitit 1630, ai i dërgoi dy kosovarë të rinj në Kolegjin Ilirik të Loretos, por vetëm njëri nga ta ishte pranuar nga rektori Agostino Garzadoro, i cili u arsyetua se papa Urbani VIII ka rezervuar e pranuar vetëm një vend për një pjesëtar të kishës serbe, që duhej të ishte nga Shkupi, ndërsa tjetri nga Prizreni. Bëhej fjalë për nipin e Mazrrekut, Andrea Bogdanin, i cili u refuzua.

Sipas rektorit, ai ish te më i vjetër në moshë, 24 vjeç, dhe nuk ishte mjaft i përgatitur në latinisht. Por, argjipeshkvi Mazreku nuk hoqi dorë, përkundrazi, ai në mënyrë energji ke për një vit u bëri presion rektorit Garzadoro, kardinalit protector Borgia dhe sekretarit të Propagandës Fide, Francesco Ingoli, i cili u përmend më lart, duke thënë se nuk ka kandidat më të përshtatshëm për mision sesa Andrea Bogdani.

Arsyetimi i Mazrekut para Propagandës Fide është interesant: këta djem, me të mësuar shkrimleximin dhe disa libra, janë më të nevojshëm në sytë e Zotit dhe për nevojën e popullit të vet sesa ndonjë kandidat nga popuj të tjerë që do të mund të arrinte Toma Aquinin, për arsyen e thjeshtë se një popull i tërë po kanosej të islamizohej në mungesë priftërinjsh.

Mazreku thotë se nevoja për të bërë një kolegj shqiptar është për vendosjen e bazave të edukimit të priftërinjve për të përdorur libra fetarë në gjuhë amtare, për të mos lejuar islamizimin dhe se po të kishte para sysh këtë gjë rektori, as që do të duhej të ngrinte këtë çështje. Përkundër kësaj, Bogdani, më 1630, kaloi pjesën e dytë në kolegj, por jo si student i plotë. Mazreku nuk u dorëzua prapë, por e kontraktoi kthimin me kusht të nipit, Andrea Bogdanit, më 6 gusht 1631, në Kolegjin Ilirik të Loretos, duke e paguar 36 skuda në vjet shkollimin, nga provizioni i tij prej 200 skudësh. Rasti në fjalë ilustron ekstremisht se sa ishte dëshpëruese për pjekja e Mazrekut dhe prelatëve të tjerë shqiptarë për shkollim. Në këtë mënyrë, propozimet e Mazrekut para Selisë së Shenjtë për nevojën dëshpëruese të arsimit morën edhe shembullin e sak rificës personale, ngase Propaganda Fide e liroi atë nga pagesa për shkollim të Bogdanit, tek dy vjet më pas, më 1633.

Arsimimi si armë mbrojtëse për ndërgjegjësim kombëtar

Në fakt, duket që mospajtimi në fillim ishte te këndvë sh trimi dhe argumentimi. Përderisa Propaganda Fide mbronte arsyet profesionale, pedagogjike e strukturore, Mazreku mbronte argu mentin pragmatik se arsimi ishte armë mbrojtëse kundër islamizmit dhe armë e ndërgjegjësimit kombëtar. Mazreku thoshte se po ta bënte perëndia të pasur, ai së paku do të merrte mbi vete shkollimin edhe të dhjetë të rinjve të tjerë dhe duket që zotimi i tij në letrën kardinal Borgias (nga Prokupla, më 15 tetor 1631) se nuk ka investim më të mirë se shkollimi i të rinjve ndër këta shqiptarë që vuajnë në mizerie, erdhi e u realizua së shpejti.

Pos kthimit të Andrea Bogdanit nga shkollimi, tani u shtua numri i shkollarëve në Kolegjin e Loretos, por edhe në Kolegjin e porsahapur në Fermo, më 1663, dhe shifra totale nga argjipeshkvia e Tivarit dhe dioqeza e Shkupit arriti në plot 51 studentë gjatë shekujve XVI e XVII në këto dy kolegje, që përbënte 30 për qind të studentëve shqiptarë atje. Shifrat bëhen më të qarta nëse kësaj i shtohen edhe studentët shqiptarë nëpër kolegjet e Propagandës Fide, sikurse Kolegji Urbano, ku në mes viteve 1633 dhe 1686 u diplomuan 16 studentë, ndër të cilët edhe Frang Bardhi, shumë i njohur për kontributin e tij kulturor, arsimor e fetar si dhe një tjetër shumë i njohur për historinë shqiptare, por edhe të Ballkanit, Pjetër Bog dani, nipi i Andrea Bogdanit. Në fakt, angazhimi i Mazrekut dhe më vonë prelatëve tjerë sikurse Andrea Bogdani me të tjerë hapën një kapitull të ri me një epilog real në shkollimin e kuadrove priftërore, sidomos shqiptare, që do të ketë një pasojë direkte historike në formë si minidentitar, kulturor e nacional shqiptar. Në fakt, tanimë shumica e klerikëve nëpër peshkopatat e Shqipërisë së Veriut dhe Kosovës ishin shkolluar mu në këto tri kolegje dhe ata zunë poste të rëndësishme si argjipeshkëv të Ohrit e Shkupit dhe luajtën një rol të madh në vazhdimin e dërgimit të studentëve nga Kosova në kolegjet italiane, si Loreto e të tjera.

Vijon në numrin e ardhshëm të shtojcës. Kush ishte një nga figurat e jashtëzakonshme të kulturës shqiptare katolike? Si hyri ai në polemikë në lidhje me Skënderbeun? Se cila është polemika që reflekton dy shkolla të ndryshme të mendimit: njëra “ilire”, që ishte bazë e formësimit identitar e nacional të sllavëve të jugut dhe një eksponenti të një shkolle tjetër identitare katolike shqiptare? Pjesë nga libri “Madona e Zezë në Kosovë: ndërmjet Dea Dardanicas dhe Kundër-Reformacionit”. Fusnotat janë hequr nga redaksia

Artikuj të ngjashëm