Dirigjenti amerikan Gregory Charette bashkë me ansamblin e tij “Orkenal!” gjithmonë është në kërkim të barrierave në mes të performuesit dhe audiencës, në mënyrë që t’i thyejë ato.
Pa mure mes performuesit dhe audiencës, është motoja e tij. Kjo është vetëm pikënisja e asaj që Charette bën. Sallat e mëdha koncertale dhe hapësirat tradicionale nuk janë vendet e preferuara për të. Galeritë, klubet e jazzit, objektet e braktisura i shndërron në skenë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga eksperimentimi me instrumente, e madje edhe metoda alternative nga të cilat mund të krijojnë tinguj, bashkë me efekte skenike, kompletohet një performancë e tyre. Muzika moderne, bashkëkohore e krijuar nga kompozitorë që ende jetojnë është pjesë e repertorit të “Orkenalit!” Aty gërshetohen klasikja me jazzin, rockun e zhurmshëm dhe bashkëkohorja. Krejt kjo për të krijuar një eksperiencë të paharruar për publikun.
Qasja e Charette për muzikën bashkëkohore nuk do të thotë se klasikja mbetet prapa. Në fakt, ai deri më tani ka dirigjuar orkestra të mëdha në Holandë, aty ku edhe jeton. Për ta dëshmuar këtë erdhi në Prishtinë për të drejtuar koncertin e dytë të Filarmonisë së Kosovës për këtë vit. Solli eksperiencën dhe qasjen e tij.
Rezultati ishte koncerti i së martës mbrëma që konsiderohet si njëri prej më të arrirëve në historinë 17-vjeçare të institucionit më të lartë të muzikës serioze në vend... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.