Prishtinë, 31 janar - Me mesazhin se muzika është gjuhë e cila arrin të shprehë edhe ndjenjat më të thella, dhe që secila shoqëri e cila beson në lirinë e fjalës beson në muzikë, u përcoll koncerti i parë i Filarmonisë së Kosovës për këtë vit.
Institucioneve iu kërkua që t’i mbështesin artin e muzikën, duke i konsideruar ato si të domosdoshme për secilën shoqëri të lirë. Dirigjenti amerikan, i cili jeton në Holandë, Gregory Charette, prezantoi Simfoninë nr. 5 të Dmitri Shostakovich, e cila është një prej më të rëndësishmeve të tij, duke kërkuar nga shoqëria kosovare, qyteti i Prishtinës, por edhe shteti i Kosovës të jenë krenar me orkestrën, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesëtarët e saj i ka cilësuar “muzikantë e njerëz fenomenalë”, tek ka shtuar se “ata meritojnë mbështetjen e publikut dhe atë institucionale”. Charette, i cili u rikthye në Prishtinë për të dytën herë në këtë bashkëpunim me orkestrën e Filarmonisë së Kosovës, ka marrë përsipër që të drejtojë një program me tri vepra goxha të vështira (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.