Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dirigjenti për të cilin muzika është udhëtim nëpër botë

Dariusz Mikulski ishte 13 vjeç kur e la vendlindjen për t’u marrë me muzikë. Ende është në kërkim të shtëpisë dhe ka një arsye për këtë. Mikulski, i lindur më 1973 në Zelow të Polonisë, rrjedh nga një familje me traditë në muzikë. Nëna e tij është nga Vjena, që njihet për kulturën e muzikës klasike, e këtë kulturë ia kishte përcjellë të birit qysh në moshë të hershme.

Por, mangët nuk ia linin as anëtarët e tjerë të familjes Mikulski. Ai kujton sekuenca nga fëmijëria kur mbrëmjeve familja bëheshin tok. Nuk flisnin me fjalë, por me meloditë e instrumenteve si perkusione, violinë, violonçel, piano e të tjera, të cilat ky dirigjent i zotëron, shkruan sot Koha Ditore.

“Shkoja në një kishë ku luaja perkusione, organo, violinë, violonçel, piano. Për një dirigjent njohja e shumë instrumenteve është domosdoshmëri”, rrëfen Mikulski. Meloditë ishin përralla e fëmijërisë së tij dhe u bënë edhe fabula e jetës. I ndoqi ato, pa marrë parasysh në cilën pjesë të hartës shtriheshin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)