Shumica absolute e zanatlinjve mëngët i përvjelin në adoleshencë. Atëherë kur krahas shkollës duan të marrin edhe një zanat.
Por jo gjithnjë është kështu. Mustafë Ramadani bën përjashtim. Zanatin e gdhendjes së drurit ai e nisi pas pensionimit. Krejt rastësisht e dalëngadalë, ai tash e 12 vjet gdhend gjëra të vogla, në shumë lloje të drurëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE nisi duke dashur që të kthejë në kujtesë në formë të dekoreve gjëra që dikur kanë qenë mjete pune, por që ka kohë që nuk përdoren më, si parmenda e zgjedha e qeve. Të tjerët do ta mësonin se është më mirë të punonte gjëra që janë funksionale, si puna e lugëve, shkruan sot Koha Ditore.
Një takim krejt i rastësishëm me një grua, emri i së cilës nuk i kujtohet, do të bëhej sebep për të pasuruar menynë e biznesit. Prodhimet e tij i shet më shpesh në sheshin e kryeqytetit, e ndonjëherë edhe në panaire.
Këshilla për shtimin e produkteve
Mustafë Ramadani është 83 vjeç. Thotë se me prodhimet e tij punëdore ka nisur tek në vitin 2016. I bie që kur ka nisur të punonte me gdhendje druri ka qenë 71 vjeç...
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)