E njohin si Baca Tafë.
Edhe pse në moshë të shtyrë, megjithatë një punishte të vogël e ka stërmbushur me vegla druri, me të cilat punon çdo ditë.
Mustafë Ramadani thotë se është shumë i zoti në punën që bën, madje dhe më i miri edhe ndër profesionistët e kësaj pune.
85-vjeçari thotë se për shkak të moshës, nuk mundet të jetë vazhdimisht në punishte, porse angazhohet kohë pas kohe.
Punime ka të shumta, e secila më e mirë se tjetra. E për produktet që i ka finalizuar, ka dëshirë të potencojë përdorimin që kanë.
Edhe
Puna me pemë, burim i të ardhurave për të moshuarin
Për shkak punimeve të shumta që ka punuar, baca Tafë fton të gjithë të blejnë nga një produkt të punuar nga duart e tij.
Bacën Tafë tashmë mund ta gjeni edhe në Instagram, ku atje përcillen të gjitha porositë për produktet e punës së dorës, të cilat janë të punuara nga 85-vjeçari.