Kulturë

Dëfrim Jupa portretizon gruan në ekspozitën e tij të parë personale

Me profesion është arsimtar i Gjuhës angleze, ndërsa arti, saktësisht piktura është hobi i tij. Ky është Dëfrim Jupa nga Rahoveci, i cili të mërkurën mbrëma hapi ekspozitën e tij të parë personale.

Në hapësirën e Galerisë “Monet”, Jupa ka paraqitur piktura ku shfaq gruan dhe thotë se me qëllim nuk i ka lënë ndonjë titull ekspozitës, meqë një e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen po me portretizimin e gruas, transmeton emisioni Express në KTV.

Pjesë e pikturave të Dëfrimit janë edhe këngëtaret e famshme, Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha.

Dëfrimi nuk hezitoi të tregojë se cila nga kjo tria është e preferuara e tij dhe pse.

Dashamirët e pikturës, të cilët ishin të pranishëm në këtë ekspozitë, patën komente pozitive, duke theksuar se iu ka lënë përshtypje mënyra se si ai e paraqet gruan në punimet e tij.

Edhe pse nuk e ka profesion, Dëfrimi thotë se piktura është pjesë e pandashme e tij, meqë punon çdo ditë dhe pikturat e tij janë të shumta.