Është bërë një javë që një pjesë e Ministrisë së Kulturës nga Prishtina ka lëvizur për hapësirat e reja, në qytetin historik të Prizrenit.
“Pa plan të caktuar dhe nëpërmjet një fushate elektorale, është realizuar një zhvendosje e tillë”, është ky konstatimi i njohësit të çështjeve të trashëgimisë kulturore, Sali Shoshi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i organizatës për shpëtimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, CHwB, ka thënë se bartja e një prej departamenteve më të rëndësishme të Ministrisë së Kulturës do të duhej të ishte mekanizëm mbrojtës për asetet e trashëgimisë që atakohen nga shembja, raporton “Express” i KTV-së.
Ministri i Kulturës e kishte konsideruar festë për qytetin e Prizrenit inaugurimin e selisë më të re.
Vjollca Aliu nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, e ka arsyetuar këtë lëvizje me aspektin programor të ministrisë.
Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore dhe një pjesë e stafit politik, administrativ dhe profesional i Ministrisë së Kulturës, janë vendosur tashmë në objektin e ish-rektoratit të Universitetit të Prizrenit.
Sipas një rezultati të prodhuar nga një raport hulumtues i CHwB-së, theksohet se njëqind e tridhjetë asete kulturore, aktualisht rrezikohen të shkatërrohen si pasojë e moskujdesit adekuat të institucioneve të shtetit.
Bartja e Departamentit të Trashëgimisë në Prizren, është vlerësuar se do të duhej t’u dalë në ndihmë aseteve që kanosen nga shkatërrimi.