Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore dhe një pjesë e rëndësishme e Ministrisë së Kulturës do të jenë të vendosura tashmë në objektin e ish- rektoratit të Universitetit të Prizrenit.
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, e ka konsideruar festë për qytetin e Prizrenit inaugurimin e objektit në të cilën janë bartur disa pjesë të rëndësishme të ministrisë, ndërsa meritat për këtë akt ia ka dedikuar kryeparlamentarit Kadri Veseli, raporton “Express” i KTV-së.
Në këtë përurim nuk ishte i pranishëm kryetari i qytetit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Haskuka e ka cilësuar fryje mosftesën me kohë për këtë ceremoni.
Ideja për bartjen e një pjese të Ministrisë së Kulturës për në qytetin historik të Prizrenit, kishte nisur të diskutohej që nga fillimi i vitit të kaluar.
Është bërë e ditur që në objektin e posa-inauguruar do të vendoset edhe një pjesë e kabinetit të ministrit Gashi.
-
Nga sot Prizreni u bë shtëpia e dytë për Ministrinë e Kulturës
-
A po dështon premtimi i Veselit për zhvendosjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren
-
Ministria e Kulturës formalisht në Prizren, pezullohet bartja
-
Gashi pret që Gjykata ta hedhë poshtë akuzën ndaj tij qysh në seancën e parë
-
Hapet ekspozita “Hasjania” në Prizren