Shkëlzen Halimi u lind në Preshevë. Ka mbaruar studimet në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Shkup.
Ka punuar në gazetat: “Flaka”, “Bota sot”, “Fakti” dhe “Koha” (Shkup). Gjatë studimeve ka qenë bashkëpunëtor i rregullt i “Rilindjes”, “Botës së Re”, “Zërit të Rinisë”, “Fjalës”... Deri më tani ka botuar këto vepra: “Ujem dashurie” (poezi), “Qeshje pa zë” (poezi), “Beti Blu në Bit Pazar” (poezi), “Rruga kobër” (poezi), “Lule në shkretëtirë” (poezi), “Portret pa fytyrë” (poezi),”Stinë pa emër”, (poezi) “Agshol i grisur” (tregime), “Vdekja e Vincentit” (tregime), Oda e rrëfimit (tregime), “Kthimi” (roman), “Lulet e mërzisë” (drama), “Mespërmes” (publicistikë), “Vetëmashtrimi në një kohë pa kohë” (publicistikë) e të tjera, shkruan sot “Koha Ditore”.
Poezitë e Halimit janë përfshirë në disa antologji, ndërkaq dramat e tij janë inskenuar në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Prizren e të tjera. Gjithashtu ka përkthyer (në shqip) edhe shumë autorë të huaj. Jeton në Shkup
Halimi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Me rënien e sistemit komunist, edhe në hapësirat shqiptare, në skenën politike të Maqedonisë doli një soj tjetër i politikanëve, që ngulmonin se nuk janë epigon të atyre që kishin filluar të “kalonin” në harresë, duke premtuar se do ta rimëkëmbin qenësoren e aspiratave të shqiptarëve.
Edhe
“Kultura sot” si në vitet ‘90 me shkëndija të rastësishme suksesesh
Por, fatkeqësisht, ata shumë shpejt do të humbin trupin dhe shpirtin dhe do t’i nënshtrohen dresurës së shefit të madh (maqedonas), formula magjike e të cilit ishte mbajtja e balancës së përsosur që ua mbyllte gojën opozitarëve, zëri i të cilëve asnjëherë nuk mundi të shpërthejë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)