Qentë e rrugëve vazhdojnë të paraqesin telashe për banorët vendas.
Por, se si duhet të bëhet trajtimi dhe të kemi kujdes të shtuar me qasje pozitive për qentë e braktisur do të mësojmë përmes shfaqjes edukative për fëmijë “Teo qeni i rrugës”, provat e së cilës janë duke u mbajtur në teatrin “Dodona”, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRegjisorja Elhame Kutllovci, thotë se shfaqja do të shpalosë sfidat e një qeni të vogël, i cili jeton rrugëve i vetmuar duke kërkuar ushqim dhe dashuri nga të vegjlit.
Me tekst të dramaturges Diturie Neziraj, në këtë shfaqje luajnë aktorët: Vjosa Tasholli, Drin Lumi dhe Edon Shileku.
Të vegjlit, nën përkujdesen e prindërve, duke i respektuar masat anti COVID-19 do të mund të miqësohen këtë fundjavë me veprimet dhe dashurinë e qenit Teo nga ora 12 në teatrin “Dodona”.