Para se të dorëzojë ndoshta kapitullin më të ri të “Marvel”, Ryan Coogler kishte arritur diçka gati të pamundur në Hollywood: ai kishte gjetur mënyrën e re për të risjellë një storie të vjetër.
Në hapësirën e etjes së pafund dhe remiksave të zbrazët, ai disi kishte arritur të sajojë një mënyrë imagjinatave për të rikthyer sagën “Rocky” me “Creed”, një film që dukej i vjetër, por në të njëjtën kohë i freskët, intim, por i madh, një rikthim nga varri.
Duke u fokusuar në djalin e kundërshtarit e mikut të Rokyt, Apollo Creed, Coogler u bashkua me Michael B. Jordan, i cili la përshtypje të mirë në filmin e tij të vitit 2013, dramën e bazuar në fakte, “Frutivale Station”.
Dyshja ka bashkëpunuar sërish në fillim të këtij viti në “Black Panther”, ku Jordan portretizon personazhin negativ Killmonger. Ai prapë është kthyer në “Creed” dhe kjo shërben si përkujtim i paraqitjes së tij prej ylli, një burrë të cilin mund ta imagjinojmë në top-formë edhe për vitet që vijnë. Për shkak të punës që ai bëri me “Black Panther”, ka qenë e pamundur për Coogler që të rikthehet edhe për pjesën e dytë të “Creed”, ku detyrat regjisoriale ia besoi Steven Caple Jr, i cili impresionoi në vitin 2016 me filmin e tij debutues “The Land”./Benjamin Lee
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)