Ndoshta do të prisnin prej meje që do t’ju flas për “Krijimin e kultit të shenjtë të knjaz Llazarit”, më pastaj mund të prisni që unë të flas mbi kanonizmin e këtij shenjtori, për krijimin e shërbesës fetare, falënderimet e të tjera. Por, unë nuk dua të hyj në këto çështje që i përkasin fushës kishtaro-historike, nuk dua që të flas për nocionin e ngushtë të “kultit të shenjtorëve”.
Për mua që merrem me historinë e ideologjive mesjetare, “kulti” nuk është normë shoqërore e vendosur nga ana e hierarkisë kishtare, por kulti është fenomen që mund t’i shërbejë vetëdijes historike të kombit serb. Për këtë unë do të flas për bazën e jo për krijimin e kultit shoqëror të knjaz Llazarit.
Vlerësimi dhe adhurimi i kombit serb
Nëse kultin e knjaz Llazarit e vlerësojmë si manifestim të nevojave shoqërore, e jo si të drejtë që shenjtori e ka arritur me jetën dhe vdekjen e tij, atëherë pyetjet më të rëndësishme janë: çka ka vlerësuar dhe adhuruar kombi serb në personalitetin e Llazarit? Pse autorët serbë shkruan libra mbi Betejën e Kosovës dhe për vdekjen e knjaz Llazarit? Duket ashiqare, se në sytë e shkrimtarëve kjo disfatë dhe kjo vdekje, ka pasur rëndësi të veçantë, prandaj edhe këto ngjarje vendosen më lart se ngjarjet e tjera identike, madje edhe mbi katastrofën e Betejës së Maricës të 27 shtatorit të vitit 1371.
Paraqitja e shkrimeve mbi kultin e Llazarit nuk mund të sqarohet me anë të porosisë së tyre nga ana ideologëve dinastikë apo kishtarë, këtu fakti vendimtar ka qenë se ato fillimisht janë krijuar si këngë epike, nga brezi i njerëzve që në fakt kanë qenë të prekur nga katastrofa kosovare.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)