Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Chopin Piano Fest 9”, Vasco Dantas Roch përformon në Prishtinë

Instrumentisti nga Portugalia Vasco Dantas Roch ka çelur zyrtarisht edicionin e nëntë të Festivalit “Chopin Piano”.

Koncerti u mbajt në Bibliotekën Universitare në Prishtinë dhe gati për 2 orë publiku i pranishëm pati rastin të ndjekë performancën mbresëlënëse të pianistit portugez, duke interpretuar vepra nga Liszt, Schuman dhe Vianno da Mota.

Kjo ishte hera e parë që ky pianist ishte në Kosovë, transmeton emisoni Express në KTV. 

Vasco Dantas Roch është fitues i rreth 50 çmimeve ndërkombëtare dhe shquhet për ëmbëlsinë gjatë interpretimit, bashkë me intensitetin muzikor që e karakterizon. Ai ka performuar në Maltë, Gjermani, Marok, Spanjë e tani edhe në Kosovë.

Ky edicion i nëntë i “Chopin Piano Fest”, nga 5 deri më 24 prill, do të sjellë për publikun koncerte, masterklasa e ligjërata të ndryshme, traditë kjo të cilën festivali e ndjek vit për vit.

Edhe Loja pasionante në piano nëpër kujtime e tinguj portugezë Kulturë Loja pasionante në piano nëpër kujtime e tinguj portugezë

Drejtoresha e Festivalit “Chopin Piano Fest”, Besa Luzha, ka bërë të ditur se ky edicion sjell artistë të ndryshëm, shumë nga ta me përvojë tashmë të gjatë të performimit në kryeskenat botërore, por edhe talentë të rinj performues, fitues të çmimeve ndërkombëtare dhe mundësinë për prezantim edhe të artistëve të ndryshëm nga Kosova.

Edicioni i nëntë i “Chopin Piano Fest” do të vazhdojë sonte me performancën e pianistit nga Franca, Jerome Granjon.