Alissa Wilkinson
Kemi nisur ta shikojmë serialin “Chernobyl” ditën që e filluam karantinën. Atëherë nuk ishim të sigurt se sa gjatë do të ishim të dënuar, apo se si do të ishte pamja e plotë e krizës së koronavirusit. Po shpresonim që do të ishte vetëm disa javë.
Atëherë presidenti po deklaronte se SHBA-ja ka marrë masa sa u përket rasteve me “gripin dramatik” që po shfaqej nëpër vende të tjera. Por kjo ishte atëherë.
Nuk e di çfarë ndodhi që unë, bashkëshorti dhe cimeri ynë të vendosnim të shihnim miniserinë e HBO-së. Të gjithë donin ta shihnim atë. Dukej koha e duhur për ta bërë këtë.
Ajo që zbuluam shpejt ishte se miniseria ishte për një ngjarje të pamenduar tragjike e historike, por njëkohësisht ishte edhe për ne. Në pesë episode, “Chernobyl” tregon jo vetëm se çfarë çoi te katastrofa nukleare e vitit 1986, por edhe për mënyrën se si qeveria u përpoq që të fshihte zgjerimin e dëmit – dhe mbetjet radioaktive të pamëshirshme me të cilat do të detyroheshin të jetonin – nga qytetarët që do të ishte dashur t’i mbronte, transmeton Koha Ditore.
“Chernobyl” është një kryevepër dhe është jashtëzakonisht pikëlluese. Është vetëm pesë episode e gjatë dhe unë jam e lumtur. Nuk jam e sigurt nëse do t’u kisha bërë ballë më shumë, veçanërisht pasi që gjatë dy ditëve që na mori kohë për ta përfunduar, bota jashtë dritareve tona ishte kthyer në një kaos. Nuk ishte një katalizator i dallueshëm, si shpërthimi i dallueshëm nuklear, ishte më shumë si një ndërhyrje e fshehtë nga një armik që nuk shihet. Por padukshmëria dhe qetësia e vrasësit, dhe frika se ne jemi gënjyer, ishin rrugë të gjurmuara.
Mëngjesin pasi që e përfunduam serinë po qëndroja në kuzhinën time të qetë, duke bërë një kafe dhe duke menduar nëse ndihesha më mirë apo më keq pasi që e kam shikuar. Përgjigjja ishte: të dyja dhe asnjëra. Është mirë që të na kujtohet se ne nuk jemi njerëzit e parë, të cilët jemi përballur me një të ardhme të paqartë, me liderë të të cilëve ne nuk mund që t’u besojmë që do të vënë nevojat e njerëzve para impulsit të tyre për të mbrojtur vetveten, para etjes së tyre për një reklamë të mirë. Është sfidë të shohësh njerëz të pikëlluar, duke vuajtur dhe duke vdekur.
“Cili është çmimi i gënjeshtrave? Nuk është se ne i kemi marrë ato për të mirëqena”, thotë Valery Legasov (Jared Harris), një kimist sovjetik përgjegjës për të hulumtuar se çfarë ka shkuar keq. Kur seria fillon, Legasov e ka përmbushur detyrën e tij dhe ai po incizon veten.
“Rreziku i vërtetë është se nëse ne dëgjojmë gënjeshtra, atëherë ne nuk do të arrijmë që të dallojmë të vërtetën”, ka thënë ai. “Çfarë mund të bëjmë atëherë? Çfarë ka mbetur për të lënë, edhe shpresa për të vërtetën duke u kënaqur vetëm me histori? Në këto histori nuk ka rëndësi se kush janë heronjtë. E gjitha që ne duhet të dimë është: ‘Kush duhet fajësuar?’” Kur ai e përfundon incizimin vret veten.
“Chernobyl” me ka bërë që të ndihem edhe rehat, edhe e shqetësuar. Jam e lumtur që e kam parë. E pyes veten nëse kjo nënkupton se unë e kam humbur shpresën për të vërtetën dhe po e kënaq veten me historitë. Apo ndoshta historitë janë e gjitha që ne kemi.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.