Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Çfarë do të thoshte Hannah Arendt për Donald Trumpin

Donald Trumpi nuk është totalitarist, mirëpo lëvizja shoqërore të cilën e ka krijuar është shumë e rrezikshme – dhe e majta po e lejon këtë, shpjegon Roger Berkowitz, studiues i filozofes së njohur gjermano-hebreje, Hannah Arendt. Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, njerëzit po i ktheheshin teorive të filozofes gjermano-hebreje Hannah Arendt, për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodhte.

Si refugjate e ikur nga Gjermania naziste, Arendt ndoshta është më së shumti e njohur për esenë “Banaliteti i së keqes”(“The banality of Evil”), mbi gjykimin e Adolf Eichmann në Jerusalem, e cila ishte botuar në revistën “The New Yorker”. Ajo ia dedikoi jetën e saj të kuptuarit se si Holokausti mund të ndodhte dhe shkroi disa libra, të cilat eksplorojnë shkaktarët njerëzorë të tragjedive të tilla.

Në “Origjinat e Totalitarizmit”, Arendt hedh vështrimin mbi përfshirjen e njerëzve të zakonshëm në tragjedi të tilla, një mësim i cili, sipas Roger Berkowitz, profesor në Bard College të New-Yorkut, ia vlen të eksplorohet, kur kemi parasysh klimën politike në SHBA. Gjithashtu, Berkowitz është udhëheqës i Qendrës për Studime Politike dhe Humane“Hannah Arendt” në të njëjtin Kolegj.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.