Kulturë

“Çështja e alfabetit shqip ka arritur në një gjendje akute”

I lartvlerësuari Kont!

Çështja e alfabetit shqip ka arritur në një gjendje akute. Të shqetësuar me përparimin e lëvizjes kombëtare shqiptare, xhonturqit po punojnë me krejt fuqinë së bashku me qeverinë që ta shkatërrojnë këtë lëvizje që në qelizat e para, shkruan sot Koha Ditore.

Agjitacioni i xhonturqve po bëhet në masë të madhe. Në shkollën Idadije një pjesë e ndjekësve të kursit të rishtë të shqipes, me përjashtim të atyre nxënësve që vijnë nga Prishtina, Vuçitërna dhe Gjilani, e ka ndërprerë kursin dhe i është kthyer mësimit të gjuhës bullgare, të cilën e mësonin më herët. Bijtë e shumë nëpunësve të lartë shtetërorë shqiptarë e kanë lënë shkollën Edeb në të cilën kishte filluar po ashtu mësimi i shqipes. Në shoqatën Shuban-i-Vatan, pjesë e së cilës është shkolla Edeb, janë krijuar dy fraksione të cilat kanë filluar një luftë të ashpër kundër njëri-tjetrit kur qeveria lokale kërcënoi me mbylljen e klubit dhe ua ndaloi nëpunësve të nacionalitetit shqiptar, të cilët ishin njëkohësisht anëtarë të shoqatës, që të merren me çështjen e alfabetit.

Me nismë të Komitetit xhonturk në Shkup u shtypën dhe u shpërndanë në të gjitha depen­dencat 5.000 copë abetare shqipe me alfabet arab, një ekzemplar nga të cilët po marr lirinë t’ia dërgoj Shkëlqesisë Suaj.

Në krye të aksionit kundër shkronjave latine është guvernatori Mazhar Bej. Ai ka botuar disa artikuj në emër të babait të tij, deputetit pejan Bedri Bej, dhe në këtë mënyrë ka ndikuar në qëndrimin e atyre deputetëve që ia kishin drejtuar një kërkesë Parlamentit në favor të shkronjave arabe. /Rexhep Ismajli 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)