Kulturë

Letër e vicekonsullit Adamkiewiz për Baronin Aehrenthal

I lartvlerësuari Zotni!

Në shtojcë kam nderin që plot bindje t’ia dërgoj Shkëlqesisë Suaj dy ekzemplarë të abetareve shqipe, njëra nga të cilat me shkronja arabe, tjetra e shtypur me shkronja sipas sistemit të Sami Bej Frashërit, shkruan sot Koha Ditore.

Parahistoria e çështjes së alfabetit, siç është rasti aktualisht në Vilajetin e Kosovës, daton që nga Kongresi i Manastirit, në të cilin delegatët e arnautëve të Kosovës u deklaruan në favor të sistemit frashë­riot. Ndërkohë, xhonturqit brenda shoqatës bashkë me qarqet nga Konstantinopoja dhe me ortodoksët midis muhamedanëve kishin arritur përmes një propagande të zellshme që arnautët e këtushëm përmes një shkrese drejtuar Kongresit të Drejtshkrimit formalisht të protestojnë kundër pranimit të alfabetit fra­shë­riot.

Ky qëndrim u arsyetua prej personaliteteve shqiptare të ndikuar nga xhonturqit pjesërisht me për­pjekjet politike për t’u mbrojtur nga gjoja ndikimet italiane, pjesërisht me faktorët objektivë, dhe atë me domosdoshmërinë e njohjes së shkronjave arabe me qëllim të leximit të Kuranit ,si dhe me faktin se nxë­nësit që duhej ta mësonin gjithsesi gjuhën turke, përmes ndryshimeve të planifikuara do të ngarkohe­shin më tepër. Ndërkohë, xhonturqit nga këto konsiderata thjesht teorike tashmë kanë kaluar në praktikë. /Rexhep Ismajli

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)