Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se ministria e tij do t’i marrë të gjitha masat për funksionalizimin e Muzeut të Muzikës në Gjakovë.
Ai ka thënë se përgjegjësit për djegien e këtij muzeu të mërkurën, duhet të dënohen.
Çeku ka theksuar se muzeu do të restaurohet.
“Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar. Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale. Pas restaurimit, si ministri do t'i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Institucionet zotohen për rindërtimin e Muzeut të Muzikës në Gjakovë
-
Rekomandohet rivlerësim i tenderit 382 mijë eurosh për rindërtimin e Muzeut të Muzikës në Gjakovë
-
Muzeu i Muzikës në Gjakovë gjen rindërtuesin me 382 mijë euro, pason ankesa
-
Mbi 400 mijë euro për rindërtim të Muzeut të shkrumbuar të Muzikës në Gjakovë
-
Muzeu i Muzikës njësoj një muaj pas djegies, ndërhyrja ende larg