Nga koha e qëndrimit në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore e deri në raftet e një gruaje të vullnetit të mirë në Teksas, busti romak 2 mijë vjet i vjetër po kthehet në shtëpi.
Në vitin 2018, Laura Yong e kishte blerë bustin për vetëm 35 dollarë në një dyqan, pa dijeni për historinë e tij të lashtë. “Unë thjesht po kërkoja për gjëra që dukeshin interesante”, ka thënë Young për CNN.
Busti ishte huazuar në Muzeun e Artit në San Antonio nga “Glyptothek” i Mynihut vitin e kaluar dhe muajin e ardhshëm do të kthehet në Gjermani.
“Ka qenë vërtet e hidhur”, ka thënë Young të enjten. “Jam pak kundër, por kam në plan ta vizitoj atë në Gjermani”.
Kur nisën hulumtimet se prej nga erdhi busti, vitin e kaluar, Young u vu në kontakt me “Sotheby’s”, të cilët konfirmuan se busti vlerësohej të ishe rreth 2 mijë vjet i vjetër.
Edhe
Busti 35-dollarësh del të jetë skulpturë romake e trafikuar nga Gjermania
Identiteti i bustit nuk është ende i sigurt, por nga ekipi që po merren me të kanë thënë se besojnë se i ngjan udhëheqësit ushtarak romak Sextus Pompey.
“Unë, së bashku me disa studiues të tjerë që punuam nga fotografitë e shembullit gjerman pas zhdukjes së tij, kam menduar se është i Sextus Pompeyt, bazuar në ngjashmëritë me portretet e babait të tij. Pompeu i Madh ishte përfshirë në tiketën e ekspozitës së SAMA-s si portret në të cilin ishte Sextus”, ka thënë kuratorja Lynley Mc Alpine.
Busti fillimisht kishte zënë vend në një shtëpi “Pompeii”, gjithashtu i njohur si “Pompejanum” dhe ishte zhvendosur nga hapësira pak para se ndërtesa të shkatërrohej nga lufta. Besohet se rreth viteve ‘50 ushtarët e Shteteve të Bashkuara e vodhën bustin dhe e sollën në vendin e tyre, ku përfundimisht përfundoi në një dyqan të gjërave të lira dhe në duart e Young-ut.
Vitin e kaluar busti i mermerit prej 52 kilogramësh është parë nga mijëra të ftuar në SAMA, përfshirë kryedukën austriak Carl Christian, kryebashkiakun e San Antonios, Ron Nirenberg.
21 maji do të jetë dita e fundit e artefaktit në muze, kur do të dërgohet për në Gjermani.
Edhe
Amerikanja e blen për vetëm 35 dollarë bustin antik 2000-vjeçar
SAMA ka bërë të ditur se busti do t’iu bashkohet dy skulpturave të tjera romake nga Muzeu dhe do të kthehen prapë në Gjermani për të qenë sërish bashkë për herë të parë pas shumë vjetësh.
Një përfaqësues nga “Glopothek” do ta mbikëqyrë procesin e paketimit të artefakteve dhe ato do t’i dërgojnë personalisht në shtëpitë e tyre.