Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Burbuqe Bakija – Deva është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, transmeton Koha.net.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar sot zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) nënkryetaren e gruas së AAK-së, Burbuqe Bakija – Deva”, thuhet në komunikatë.
Më tutje thuhet se Burbuqe Bakija – Deva, me profesion arkitekte, është aktiviste e hershme e AAK-së, në Gjakovë.
Artikuj të ngjashëm