Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Hajrulla Çeku pranon detyrën e ministrit të Kulturës

Hajrulla Çeku ka pranuar detyrën si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Pasditen e së martës pasi zëvendësministri i deritashëm i Kulturës, Engelbert Zefaj i ka dorëzuar detyrën, Çeku ka thënë se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë e që ka marrë.

“Është një detyrë për t’i shërbyer vendit, qytetarëve dhe më specifikisht komuniteteve të cilave u shërben MKRS-ja. Do të jem këtu për ta kryer detyrën me ndershmëri deri në momentin kur unë t’ia përcjell këtë detyrë të shërbimit ndaj qytetarëve ministrit apo ministres së ardhshme të Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, ka thënë ai.

Çeku është emëruar ministër ditën e hënë kur Qeveria me në krye Albin Kurtin është votuar nga 67 deputetë në Kuvendin e Kosovës.