Prishtinë, 21 korrik - Plovdivi i Bullgarisë është stacioni i radhës për ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”. Do të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të folklorit “Plovdiv 2017”, shkruan sot Koha Ditore.
Edicioni i 23-të i këtij festivali do të mbahet prej 1 deri më 5 gusht. Kjo do të jetë paraqitja e dytë e “Shotës” jashtë vendit brenda muajit. Para një jave, ky ansambël u kthye me katër shpërblime nga festivali ndërkombëtar “Kemençe ve Horon”, që u mbajt në Trabzon të Turqisë (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm
-
“Shota” me suksese ndërkombëtare e probleme elementare
-
Ansambli “Shota” merr çmimin e dytë në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës e Artit në Turqi
-
Ansambli ‘Shota’ merr pjesë në dy festivale të mëdha të folklorit
-
Ansambli ‘Shota’ pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Trabzonit në Turqi
-
“Shota” me koreografi të reja dhe frymën e ritmeve popullore më 2026