Nëpërmjet një shfaqjeje që për bazë ka eksodin shqiptar në Bllacë të Maqedonisë, Teatri Kombëtar i Kosovës do ta kthejë në kohë publikun. Rrëfimi është fiks i para 20 vjetëve, i kohës kur shqiptarët ishin deportuar në Maqedoni për të shndërruar Bllacën e Stankovecin në hapësira të kampeve të refugjatëve, shkruan sot Koha Ditore.
Në pranverën e vitit 1999, këto dy vendbanime do të shndërroheshin në vend të raportimeve të agjencive më prestigjioze botërore që shpërfaqnin pasojat e luftës në Kosovë. Politikanë e artistë botërorë do të merrnin rrugën për në Bllacë e Stankovec për ta parë nga afër atë që ngjante aty e për t’u ndihmuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë përjetim artistik i krejt asaj katrahure do të shpërfaqet në shfaqjen “Bryma e vdekjes”, që do të jepet premierë të hënën në institucionin më të lartë teatror në vend.
Të premten, në një konferencë për media, udhëheqësi artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agon Myftari, ka thënë se kjo shfaqje vjen si një tregim i një ngjarjeje që ka ndodhur saktësisht para 20 vjetëve.(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)