Historiografia e edukimit në Prizren për periudhën nga fundi i shekullit XIX deri në mesin e shekullit XX pasqyrohet në librin e titulluar “Shkollat dhe arsimi në Prefekturën e Prizrenit 1889 – 1944”, të autorit Metë Shatri, që është promovuar të shtunën në qytetin e vjetër.
Me këtë rast, recensentët dhe redaktori, kanë vlerësuar se ky libër, që është botuar nga Botimet KOHA, zbardh pjesë të rrugës së vështirë të shkollës e arsimit shqip, raporto KTV.
Ata kanë bërë të ditur se libri mbështetet në dokumente relevante arkivore dhe literaturë bashkëkohore.
Redaktori i librit, Bajram Shatri, ka pohuar se ky publikim ka vlerë shkencore dhe shoqërore, meqë për Prizrenin nuk ka pasur ndonjë studim të veçantë, që i kushtohet zhvillimit të arsimit.
Ndërkaq, autori i librit, Metë Shatri, ka theksuar se kanë qenë tri pikë nxitëse që e kanë shtyrë drejt hartimit të kësaj vepre.
Botimin e librit, në emër të familjeve të personaliteteve që kanë punuar në arsimin shqip në Prizren, e ka përshëndetur edhe Arsim Fehmiu, i biri i Ibrahim Fehmiut.
“Botimet KOHA” promovon librin e autorit Metë... by kohanet
-
Në Prizren promovohet libri me titull “Shkollat dhe arsimi në Prefekturën e Prizrenit 1889 – 1944”
-
DKA në Prizren: Disa nxënës e kanë përfunduar vitin shkollor pa libra
-
“Refleksione arsimore 3”, pedagogu Azemi dha idenë për riorganizim të arsimit parauniversitar
-
Mësimi i historisë dhe kulturës së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian – mjet kundër diskriminimit
-
Në shkollat e Prizrenit nisin vizitat sistematike mjekësore