Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Bota e parë me sytë e zogjve

Libri “The Genius of Birds” nga Jennifer Ackerman ishte një bestseller befasues – një hulumtim i gjallë i shkencës së inteligjencës së zogjve i rivalizuar vetëm nga vepra mjeshtërore e Tim Birkheadit, “Bird Sense” me aftësinë e vet për të përmbysur keqkuptimet tona mbi zgjuarsinë e trurit të zogjve.

Tani Ackerman, një prej shkrimtarëve më të vlerësuar të shkencës në Shtetet e Bashkuara, kthehet sërish me një tjetër libër mbi zogjtë, një i tillë që zhbiron më thellë në çuditë dhe veçantitë e botës së shpendëve, duke gjakuar të shpërthejë idenë konvencionale që, sikundër thuhet në hapje të librit, “është mënyra e zogjve, dhe është mënyra e gjitarëve”.

Ky libër është një kremtim për llojshmërinë marrafrymëse të jetës dhe sjelljes së zogjve, një që do të mahnitë dashamirët dhe jodashamirët e këtyre krijesave, transmeton KOHA.

Moda e fundit për libra mbi zogjtë – që filloi me “H Is for Hawk” të Helen Macdonaldit dhe vazhdoi me Birkheadin sikundër edhe me tituj nga Adam Nicolson, Tim Dee dhe vetë Ackermani – duket të ketë qenë e shenjëzuar nga një kthim i shpendëve në kërkimet shkencore.

Pavarësisht se janë vetëm katër vjet mes “The Bird Way” dhe pararendësit të tij, duket sikur një revolucion ka zënë vend sa i përket kuptimit tonë mbi zogjtë. Shkenca këtu është e zorshme, shtrënguese dhe e shtjelluar në prozën tërheqëse e pa zhargon të Ackermanit, dhe në çdo faqe ka dëshmi për të mbështetur tezën e librit: se të flasësh për zogjtë “en masse” është të bëhet një gabim kategorie, i tillë që na verbon kundrejt llojshmërisë së jashtëzakonshme në sjellje, dukje e madje edhe në biologjinë e këtyre gjallesave të cilat përpiqemi t’i përkapim në të njëjtën rrjetë ontologjike. Siç ka thënë natyralisti amerikan EO Wilson: “Kur të kesh parë një zog, nuk i ke parë të gjithë prej tyre”.

Edhe “Grue prej zjermi” në rrëfimin e sinqertë ku rilind pasioni Kulturë 1 j. më parë “Grue prej zjermi” në rrëfimin e sinqertë ku rilind pasioni

Libri është i mbarështruar sipas aspekteve të ndryshme të sjelljes së zogjve. Fillon me një cicërimë, për të vazhduar me korin e agimit për të alarmuar me thirrje për mimikëri; tutje ka një varg kapitujsh në “punë” – si ia bëjnë zogjtë për veten e për pasardhësit.

Pas kësaj vjen “loja”, mbase pjesa më e mahnitshme e librit, ku Ackermani këqyr te “një prej kafshëve më gazmore në rruzull”, korbi, në një mënyrë që ju nuk do të jeni në gjendje të lexoni sërish Edgar Allan Poen pa u gajasur.