Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Bllokohet intervenimi emergjent në objektin e “Eminxhikut” në Prishtinë

I ashtuquajturi i “intervenim emergjent” nuk ka përfunduar për gati nëntë muaj. Pos kësaj, ende nuk ka as afat se kur do të finalizohet ndërhyrja në objektin e kompleksit të Eminxhikut, jo larg qendrës së Prishtinës.

Hapësira para ahurit që bën pjesë në kompleksin ku dy objekte shërbejnë si Muze Etnologjik është në kaos. Gjësendet e grumbulluara i bien në sy secilit që kalon në këtë pjesë për të shkuar në Muzeun dhe monumentin më të vizituar të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një koritë druri e mbushur me llaç tradicional ka mbetur si dëshmi e tentativës së kompanisë punëkryerëse për ta suvatuar përdhesen nga brenda. E në brendësi hapësirat e suvatuara pos që kanë të çara, llaçi edhe ka rënë e kjo dëshmon joprofesionalizmin. Puna për atë që Ministria e Kulturës e quan “intervenim emergjent” kishte nisur qysh në tetor të vitit që shkoi.

Image

Asokohe ishte bërë mbulimi i kulmit me najlon të zi dhe dyshemeja e qeramikës ishte shtruar me tulla të kuqe. Deri në mars të këtij viti, objekti ka qëndruar në gjendje të tillë. Në muajin e tretë, kompania “Pleqja Construction”, që ka fituar tenderin për intervenim në objektin që mbrohet si aset i trashëgimisë kulturore, kishte vepruar duke bërë ndërrimin e kulmit. E gjendja e tanishme tregon se kanë dështuar për ta realizuar suvatimin me llaç tradicional.

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës nuk kanë pasur shpjegime për këtë gjendje. Kanë kërkuar kohë për të marrë vesh se përse nuk po vazhdohen punimet tash gati dy muaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.