Rreth 300 ulëse sa i posedon biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, janë shumë pak për të përballuar fluksin e madh të studentëve, sidomos gjatë afatit të provimit. Për t’i akomoduar lexuesit, shpeshherë edhe drejtori Munish Hyseni ua lëshon edhe zyrën e tij të punë.
Hyseni i tha televizionit publik se biblioteka është shumë e frekuentuar nga studentët për shkak të kushteve të mira që ka, përfshirë edhe internet. “E veçanta tjetër është se ky institucion është destinuar për bibliotekë moderne.
E po ashtu këtu funksionin orari i gjatë nga 08:00 deri 22:00 të mbrëmjes. Këtu ka edhe literaturë që shkon në 200 mijë tituj në gjuhen shqipe”, deklaroi Hyseni, sipas të cilit vetë gjatë viti të kaluar janë tërhequr 110 mijë tituj.
-
Nga 2017 në 2022 rënie drastike e lexuesve në bibliotekë
-
Vërshime në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë
-
Komuna e Prishtinës ndan 70 mijë euro për furnizim të bibliotekave me libra të rinj
-
Bibliotekës “Hivzi Sulejmanit” në Prishtinë i dorëzohen 228 ekzemplarë të 49 titujve
-
Biblioteka “Hivzi Sulejmani” pasurohet me 1 mijë e 426 tituj të rinj