Kanë kaluar katër vjet nga vdekja e Besim Bokshit, gjuhëtarit që mes viteve 2008 - 2011 kishte drejtuar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Autor i dhjetëra studimeve dhe librave, ndër të cilët “Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike”, Bokshi kishte qenë anëtar në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në Tiranë më 1973.
Pikërisht vepra “Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike” është marrë si shkas nga gjuhëtarja Lindita Rugova, për të folur për Besim Bokshin. E ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Rugova ka thënë se Bokshi ishte një gjuhëtar i një niveli të lartë, lloji i të cilit është i rrallë.
Artikuj të ngjashëm