Baleti Kombëtar i Kosovës, mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar erdhi me një performancë të shkëlqyer kushtuar qytetit të Prishtinës, shkruan KultPlus.
Prishtina, sipas etimologjisë, lidhet me ”Pranverën (ujin)”, si diçka që duhet të jetë e pastër, e paprishur dhe e freskët, dukë bëtë ështu që ema kyqe e kësaj shfaqjeje të mbrëmshme të jetë ”Save the nature, save the future”.
Një performancë që për bazë kishte ruajtjen e natyrës, ku përmes vallëzimit të jashtëzakonshëm të trupës së Baletit, shfaqej revolta e shqetësimi për natyrën e për kujdesin ndaj saj, duke bërë kështu që edhe publiku i mbrëmshëm të ndahet shumë i kënaqur dhe të emocionuar nga ajo që panë.
Kjo shfaqje u realizua në kuadër të programit të edicionit të dytë të Javës së Kosovës për Zhvillimit të Qëndrueshëm, që po zhvillohet nga 16-22 shtator 2019.
KSD’19 organizohet nga Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë / Përfaqësuesen Speciale të BE-së, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH) në emër të Qeverisë Gjermane, Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).
-
“Pristine Conditions” me energji artistike në mbrojtje të mjedisit
-
Baleti i Kosovës, gati për premierën e “Pristine Conditions”
-
Baleti në ndërkombëtarizim të trefishtë në Austri e Itali
-
“Barazi ose revoltë”, mbahet Parada e Krenarisë në kryeqytet
-
Baleti synon vit të projekteve të reja e udhëtimeve si ikje nga realiteti