Kur u ngrit perdja e kuqe në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, balerinët po qëndronin gatitu me nga një lule në dorë. Filluan të lëvizin jashtë skenës, duke i dhuruar lule publikut.
Shfaqja “Pristine Conditions” erdhi si e veçantë e llojit të vet për shkak të stilit bashkëkohor dhe mesazhit që përcjell. Deri kur ra perdja, balerinët nuk e ndalën kërcimin për plot 60 minuta, shkruan sot “ Koha Ditore”.
Koreografi holandez, Arthur Kuggeleyn, i cili punoi me trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës prej 1 prillit, nëpërmjet këtij projekti synon sadopak t’i vetëdijesojë kosovarët për mbrojtjen e ambientit. Shfaqja karakterizohet me lëvizje e ritëm të përsëritur. Krejt ky repeticion shëmbëllen sjelljet e qytetarëve që në vazhdimësi ndotin mjedisin në Kosovë.
Koreografi Kuggeleyn nuk e arsyeton atë se si kosovarët duke pasur një shtet të ri, në vend që të jenë krenarë për vendin, natyrën dhe gjithçka, e ndotin në këtë mënyrë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Baleti Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “Pristine Conditions”, kushtuar natyrës së Prishtinës
-
Baleti i Kosovës, gati për premierën e “Pristine Conditions”
-
Baleti si nomad kërkon zgjoin dhe s’e zbeh dashurinë
-
“Bolero dhe Bach la Orientale” luan tekno me Ravel, oriental me barok
-
Baleti Kombëtar në kulmin e improvizimit për mbijetesë