Kimia komike midis Martin Lawrences dhe Will Smithit është esenca që e bart peshën më të madhe në “Bad Boys for Life”, filmi i tretë aksion me temë shokë-policë që e portretizon çiftin jokonformist të detektivëve nga Miami, shkruan sot Koha Ditore.
Ata e kryejnë punën – duke e ofruar një film të këndshëm, të cilin fansat e përkushtuar të franshizës do ta vlerësojnë shumë më lart – ama u duhet që të përballen edhe me ndërthurje të shumta të zhvillimeve dhe karakterizimeve të plogështa për të mbërritur deri aty.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSekuenca hapëse e filmit nis me skenën e karakterit të Will Smithit, Mike Lowrey, ulur para timonit të një “Perscheje”, duke shpejtuar zemërueshëm, teksa Marcus Burnetti i Martion Lawrences bërtet mjaftueshëm zëshëm sa për ta mbytur jehonën e motorit.
Meqë kanë kaluar 17 vjet që nga “Bad Boys II”, mund të vërehet qartë tipari i shtyrjes në moshë të djelmoshave të dikurshëm, gjë kjo që vihet në pah me faktin se ata nxitojnë për të marrë pjesë në lindjen e nipit të Marcusit.
Marcusi, pas ca kohësh rrugëtim, pëlqen të ndalojë dhe t’u marrë erë luleve; Mike mendon se pensionimi është fjalë e pistë.
Një vrasës hakmarrës, i biri i padronit të një karteli droge në mision, ua trazon me gjak ujërat e këtyre dy heronjve, duke i shkrepur disa të shtëna në drejtim të Mike-ut. Gjashtë muaj më vonë, një divizion i ri i Departamentit policor të Miamit, udhëhequr prej të dashurës së dikurshme të Mike-ut, merret me misterin e Ammos që qëlloi detektivin. (AMMO Është ndryshe akronimi i divizionit të ri, Operacionet e Avancuara të Policisë Metropolitane të Miamit).
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)