Fatkeqësia kur një autobus urban në Tiranë të premten mbrëma goditi një veturë dhe përfundoi mbi Lanë, duket se mund t’i nxjerrë kryeqytetit një tjetër instalacion në hapësirë publike.
Autobusi i linjës së re të automjeteve të transportit publik që u takon llojeve të veturave miqësore me ambientin, mund të jetë pamje e përhershme mbi lumin që ndan Tiranën në dysh. Pasi u mor vesh se aksidenti fatmirësisht përfundoi pa pasoja në jetë njerëzish, një numër jo i vogël i qytetarëve dhe artistëve nisën të bëjnë thirrje që pamja e krijuar nga aksidenti të jetë e përhershme. Midis atyre që patën këtë kërkesë është edhe artisti Helidon Haliti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pa dashur të prek askënd dhe kërkoj ndjesë për ketë, por e kam krejt artistik propozimin... Unë këtë e lija aty si instalacion arti dhe do ishte nga instalacionet më të bukura në botë me autor “popullin”. Ju lutem pranoni propozimin tim dhe mos e hiqni, unë nuk jam Anri Sala që të më dëgjoni, por duhet të dëgjohem...”, ka shkruar Haliti derisa ka ironizuar duke përmendur artistin Anri Sala i cili është edhe mik i kryeministrit Edi Rama.
Pas edhe disa kërkesave të tjera publike, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet rrjeteve sociale ka nisur një sondazh.
“Teksa po përgatiteshim për të hequr autobusin mbi Lanë, shumë veta propozuan ta lëmë si një instalacion për kujdesin në timon e urë alternativë mbi Lanë”, ka shkruar Veliaj në rrjete sociale.
Megjithëse Bashkia ende nuk ka dalë me një vendim përfundimtar, mediat shqiptare kanë raportuar se qeveria lokale do të vendosë që autobusi “GoGreen” të qëndrojë si instalacion mbi lumë. Pamja që ka krijuar aksidenti duket sikur autobusi të jetë vendosur qëllimshëm mbi lumë.