Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama akuzon për vandalizëm shoferët e autobusëve privatë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video me të cilën ka shfaqur një person teksa tenton ta heqë një kunj për ta parkuar autobusin.

Rama ka konsideruar se këta autobusë jo vetëm që operojnë e parkohen ilegalisht, por edhe po e dëmtojnë infrastrukturën rrugore.

“Derisa ne bëjmë ç’mos për përmirësimin e kushteve në trafik, shoferët e autobusëve privatë jo vetëm që operojnë e parkohen ilegalisht në vende jo të destinuara për të ndaluar, mirëpo edhe e dëmtojnë infrastrukturën rrugore”, ka shkruar Rama në Facebook të shtunën.

Ai ka publikuar numrat e telefonit në dispozicion të qytetarët për t’i raportuar, siç ka shkruar Rama, “këto vandalizma”.

 

Artikuj të ngjashëm