Se Dion Zeqiri nuk është artist i zakonshëm e ka dëshmuar qysh në ekspozitën e parë personale.
Në qershor të këtij viti, ai e ballafaqoi audiencën me veprat e tij, të realizuara mes skulpturës e inslatacionit. Thumbonte fuqishëm sistemin ekonomik shoqëror. Sado që është veç në fillim të karrierës, Zeqiri (22) është në rrugë të mbarë. Muajin që shkoi ai u bë pjesë e treshes finaliste të konkursit artistik “Artistët e së nesërmes”.
Në një bisedë për “Kohën Ditore” ai flet për rrugëtimin e tij në art. Për të arti është një mënyrë me të cilën i kanalizon gjithë reagimet. I lindur në Prishtinë, më 1996, Zeqiri ka studiuar dizajnin e enterierit në një universitet privat në Prishtinë. Merret me art konceptual.
Arti prej kaosit psikik
Zeqiri rrëfen sesi është përcaktuar që rrugëtimin e tij ta bëjë në botën e artit. Nuk është se ka qenë thjesht vendim. E shpjegon se çfarë domethënie ka për të arti... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
“Artistët e së nesërmes” nëpër kohë zbërthejnë çështje sociale
-
Qëndresë Dedës, Altin Krasniqit dhe Dion Zeqirit - “Artistët e së nesërmes” 2018
-
Çështjet ekzistenciale në veprat e finalistëve të “Artistët e së nesërmes”
-
“Artistët e së nesërmes” me tre finalistë “që provokojnë guximshëm”
-
“Reagimi i përsosur” ndjek siluetat në lojën me dritë