Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Artistët e së nesërmes” nëpër kohë zbërthejnë çështje sociale

Prishtinë, 7 nëntor – Një tabelë e gjelbër në të cilën shkruhet “Lidhja e Kooperativave të Kosovës, Prishtinë”, është shenja e parë me të cilën përballet publiku. Tulla, shtylla e shenja të tjera rruge, në krye të hapësirës në “Klubin e Boksit”, kompletojnë instalacionin me të cilin artisti Dion Zeqiri është përzgjedhur në mesin e tre finalistëve për çmimin “Artistët e së nesërmes”.

Në anën e djathtë, në murin e bardhë që e ndan sallën zë vend një tjetër instalacion. Gjashtë printime në dimensione të ndryshme, në të cilat paraqitet një fletore e borxheve, është vepra me të cilën prezantohet finalisti tjetër, Altin Krasniqi. Ndërsa në pjesën tjetër, disa gurë të shpërndarë në tokë dhe kutia qelqi kompletojnë ato që shihen në videoinstalacionin e artistes Qëndresë Deda.

Në këtë mënyrë, të tre hulumtojnë çështje të ndryshme sociale, por edhe politike që lidhen me vendin/Sihana Klisurica (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).