Artan Draçini, piktori e grafisti nga Shkodra, me 22 shtator 2017, në orën 19:00, do të hapë ekspozitën personale në Galerinë e Ministrisë së Kulturës të titulluar “E shkuara: e ardhmja e së tashmes”.
Ekspozita ka gjuhën e simbolikës së të shkuarës, që vjen si një eho kambanë në të tashmen, për të pasqyruar faktin si një keqkuptim normal dhe ironik në të ardhmen. Një proces i tillë riciklimi i ndodhive imagjinare e krijon një pjesëz Art të qëndrueshëm në sistemin e vlerave të artit modern shqiptar të shekullit që jetojmë.
Kuratorja e ekspozitës, Suzana Varvarica Kuka, e paraqet artistin Draçini e mbështetur në konceptin e saj se: “Artisti është faktori themeltar i imazheve, të cilat, fillimisht, i lind si ndjesi vetjake e të fshehta. Ai i ruan në burimin racional e më pas i shpërthen emocionalisht, ku bota e tij e brendshme shkapetet në të gjitha muret imagjinare. Aty, ku ndodhemi të gjithë, tek ekspozimi i tyre”.
Në ekspozitë do të paraqiten 27 punime, të cilat janë në fletë grafike që jetojnë si një grupim, si dhe në pikturë, e cila ka një gjuhë tonale - grafike, tepër emocionale dhe konvenguese me faktin historik dhe emocional.
Kjo ekspozitë do të qëndroje e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.
-
“SHIFT” – historia e një artisti që s’i shmanget teknologjisë
-
E kaluara nostalgjike dhe e ardhmja e frikshme në veprat e artistëve të rinj
-
Piktori Dardania drejt promovimit të artit shqiptar në Mulhouse
-
“Arkeologjia e shpirtit” në përditshmëri gërmon kujtesën kolektive
-
“Gratë, fuqia e krijimit” në kujtime, porosi e imagjinatë