Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Artisti nga Kosova, në Teheran me mesazh për krizën e ujit

Në një vepër arti, Rrezeart Galica e ka përdorur si metaforë shumëzimin e hartës së Liqenit të Badovcit duke e shndërruar atë në një ventilator.

Është një thirrje kundër keqpërdorimit të ujit. Ka marrë formën e një posteri, që para një viti qe ekspozuar në Seul të Koresë së Jugut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vepra me titull “MyLakeMyWaterMyVentilater” e realizuar në vitin 2015, të premten është ekspozuar në Teheran.

Galica është përfshirë në “Limited Edition” (Edicion i limituar), një ekspozitë kolektive të posterëve, që është organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Disenjatorëve. I themeluar më 2015, ky unionin ka qasje sociale e kulturore kundrejt çështjeve të ndryshme jetësore.

Qëllimi i organizatës është të përmirësojë kualitetin e jetës individuale e shoqërore të gjeneratave të së ardhmes. “Limited Edition” do të jetë e hapur deri më 17 të këtij muaji në galerinë “Hepta Gallery” të kryeqytetit iranian.

Edhe “Përtej homazhit” e Rrezart Galicës ndalet edhe në Teheran Kulturë “Përtej homazhit” e Rrezart Galicës ndalet edhe në Teheran

Galica ka shpjeguar se kur e ka realizuar veprën ka dashur ta vërë brenda saj një pjesë nga Kosova, sado që mesazhi i posterit është universal... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.