Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Artisti Jetmir Morina po i jep ngjyrë hapësirave të fshatit Astrozub

Pesë kilometra jashtë Malishevës ndodhet fshati Astrozub, të cilit artisti Jetmir Morina i ka dhënë ngjyrë nëpërmjet dhjetëra muraleve.

Muret e shkollës, kafeneve dhe shtëpive, ai i shndërron në hapësirë artistike mbi të cilat ilustron pjesë të bukura të kësaj rrethine. Por, temë e muraleve të tij janë edhe kryeqendrat evropiane si New Yorku.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në murin e jashtëm të shkollës së fshatit, në përmasa të mëdha, Morina e ka realizuar muralin që shpërfaq kopertinën e njohur të abetares shqipe.

Krijimtaria artistike e Morinës nuk kufizohet vetëm me murale.

Artisti i ri thotë se shpeshherë inspirohet nga elementet tradicionale, raporton KOHA.

Në muralet e tij shihen edhe bukuritë natyrore të vendit.

Jetmir Morina ka diplomuar në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe punët e tij i ka prezantuar në disa ekspozita kolektive.