Të kombinuara mes natyrales dhe virtuales, pikturat e Shkamb Jakës mbartin në vete jetë dhe kreativitet.
Ekspozita e tij e parë personale, e titulluar “DisDeKodim”, ngërthen në vete më shumë se art.
Pikturat, instalacioni në formë të hologramit, loja me zë e me dritë, na mirëpret në një pjesë të mendjes së vet artistit.
Në gati të gjitha pikturat e Jakës, bie në sy një karakter shumë i veçantë. Ndonjëherë rozë, ndonjëherë blu, me tre, e me katër këmbë, ky karakter prezanton më shumë se diçka të imagjinuar, raporton “Express” i KTV-së.
Me anë të artit të tij, artisti i ri ka për qëllim që t’i dërgojë shikuesit në vende që ai i ka vizituar vetë, fizikisht e mentalisht.
Diku mes abstraktes dhe surreales, 13 pikturat dhe instalacioni i Shkamb Jakës, formojnë atë çfarë ai e ka quajtur “DisDeKodim”.
Edhe
Artisti nga Kosova çon në Tiranë estetikën e hiperrealitetit
Kur dritat ndalen dhe loja zanore i bashkëngjitet kësaj bote surreale, në formë të hologramit, vjen në jetë karakteri shumë ngjyrësh i Jakës.
Rrugëtimi artistik i Shkamb Jakës sapo ka nisur.