Petalet e luleve janë gjithandej. Të llojllojshme e shumëngjyrëshe. Prej tyre ka edhe aso që autori i pikturave nuk i ka parë asnjëherë drejtpërdrejt, por thjesht është frymëzuar nga ndonjë film a fotografi.
Midis dhjetëra punimeve që dikur i kishte punuar si projekte apo dizajnë për tekstil, Blerim Luzha i lindur në vitin 1937, nis të rrëfejë rrugën e tij drejt artit, shkruan sot “Koha Ditore”. Nuk e kishte fare të lehtë për t’i arritur qëllimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një kohë familjarët kishin shitur edhe rrobat e tyre për t’ia mundësuar shkollimin. Historia e tij e dëshmon se ai nuk heq dorë nga synimet. “Mrekullia e çdo arti është vizatimi”, thotë ai.
Kufizimet për “të birin e armikut”
Si fëmijë i kishte rastisur që të jetonte në disa qytete të Kosovës. Midis Gjakovës, Prizrenit, Prishtinës e Mitrovicës, ai kishte mbarur shkollën fillore. I lindur në Tiranë, Luzha e kishte bërë këtë shëtitje shkaku i të atit, Qamil Luzhës, i cili, pasi kishte mbajtur pozitën e kryetarit të Gjakovës, e disa poste të tjera, ishte internuar në Mitrovicë. E i riu Luzha asokohe kishte vendosur që të regjistrohej në Shkollën e Mesme të Artit në Pejë.
“Jam regjistruar në Shkollën e Mesme të Artit në Pejë që asokohe është quajtur Shkolla për zbatimin e arteve”, kujton ai. I ishte mbushur mendja që të studionte në Beograd. Por halli i tij ishin kushtet ekonomike... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.