Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Artistët e “Statolento” e sfidojnë frikën me performancë

Përmes gjashtë sfidave të ndryshme, publiku prishtinas u bë pjesë e performancës që kishte për qëllim ta sfidonte frikën.

Sfidat ishin përmbledhur nga numri një deri në gjashtë brenda zarit: të thuhej emri me zë të lartë, përqafimi i një të huaji, besimi në artistët që krijuan performancën, ecja zbathur në rrugë, bërja e diçkaje pa frikë dhe vallëzimi për një minutë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vullnetarët që bëheshin pjesë e sfidës e realizonin atë në sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit. Skena e improvizuar zuri vend përballë objektit të Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit. Iniciatorë të kësaj performancë-loje ishin dy pjesëtarët e kolektivit të artit “Statolento” nga Italia.

Camilla Sandri dhe Samuel Nicola Fuscà përmes performancës së titulluar “Gjërat e vogla pa frikë ndërtojnë të ardhmen”, mëtuan që të përçojnë mesazhin se si duhet mposhtur frika. Ata u bënë pjesë e edicionit të pestë të festivalit “FemArt” e që e ka moto “Fearless” (Pa frikë). Kjo performancë ishte si vazhdim i asaj që të dy artistët e prezantuan të premten.

Image

Performanca kishte të bënte me vetëdijesimin e njerëzve për zgjedhjet që bëjnë në jetë. “Zaret” ishte një performancë që mëton të hulumtojë idetë e njeriut. Zari, si simbol i numrit të madh të mundësive, shanseve, përleshjeve dhe rreziqeve, por i sjell nga jeta, ishte elementi kryesor i shfaqjes. Njëjtë sikur edhe në performancën që u zhvillua të dielën pasdite... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm