Prishtinë, 13 korrik - Në ballë të sallës, është vënë fotografia me imazhet e eshtrave, e shoqëruar me përshkrimin “banorët më të hershëm në Kosovë”. Para saj është ekspozuar një skelet, shkruan sot Koha Ditore.
Duhet të jetë rreth 7 mijë e 500 vjet i vjetër. Vizita nëpër hapësirën e katit të dytë të Muzeut të Kosovës, përballë vizitorët me një pjesë të koleksionit neolitik-eneolitik të paekspozuar ndonjëherë. Koleksioni i objekteve të interpretuara nga arkeologu Tomor Kastrati ofron informacione për zhvillimet shoqërore e ekonomike në këto periudha, në territorin e Kosovës.
Ornamente, enë të formave e madhësive të ndryshme, vegla bujqësore të lokaliteteve të ndryshme, altarë – përfshirë Runikun e Skënderajt, Fafosin e Mitrovicës, Gadimen e Epërme të Lipjanit e të tjera - janë ekspozuar në atë që ka marrë emrin “Veçoritë më të hershme të qytetërimit në Evropë”.
Ekspozita me nëntitull “Nga koleksioni neolitik-eneolitik i pabotuar i Muzeut të Kosovës” është hapur të mërkurën. E siç është shkruar në katalogun e ekspozitës, nëpërmjet kësaj ekspozite vizitorët mund të kuptojnë që “jeta në Kosovë, ashtu si në pjesën më të madhe të kontinentit evropian, gjatë kësaj periudhe u zhvillua në rrethana shumë të përshtatshme natyrore për njeriun dhe bashkësinë e tij” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
{gallery}
-
Skeletet pa kafka fshehin misterin 7 mijë vjet të vjetër
-
Platforma për vizita virtuale nëpër muzetë e Kosovës
-
Vendbanimi 8000-vjeçar në Shqipëri zbardh kapitujt e Evropës në parahistori
-
Arkeologët pretendojnë se kanë zbuluar skulpturat më të vjetra parahistorike
-
Artefakte: Skeleti i vajzës që u varros me kurorë, 300-400 vjet para lindjes së Krishtit