“Viti 2018 është vit i të drejtës së autorit për Kosovën pasi që është arritur marrëveshja për tarifat e përgjithshme për shfrytëzimin e muzikës nga transmetuesit në territorin e Republikës së Kosovës”.
Kështu ka thënë ministri i kulturës, Kujtim Gashi gjatë fjalimit të tij në Konferencën Rajonale “E drejta e Autorit në Kohën Digjitale”, raporton TV Arta.
Gashi tha se duhet të vazhdohet puna në mbrojtjen e të drejtës së autorit në ambientin digjital.
“Ministria që drejtoj unë deri në fund të marsit të vitit 2019, do të propozoj edhe tarifat për operatorët kabllorë, në këtë mënyrë do të funksionalizohet menaxhimi kolektiv i të drejtave të autorit”, ka thënë Gashi.
Artikuj të ngjashëm
-
Gashi: Autorët së shpejti do të marrin çekun për kompensimin e punës së tyre nga e drejta e autorit
-
Përcaktohen tarifat që mediat duhet të paguajnë për të shfrytëzuar muzikën për transmetim
-
S’ka më transmetim veprash audio-vizuale pa kompensim autorësh
-
Kosova merr përvojën e Italisë për mbrojtjen e të drejtave të autorit
-
Qeveria merr vendim për kompensimin e të drejtave audio-vizuale