Jahja Drançolli u lind në Pejë. Studimet për Histori i mbaroi në Prishtinë më 1971. Gjatë viteve 1973-1984 ka vijuar studimet e magjistraturës dhe doktoratës në lëmin e medievalistikës në Zarë dhe Dubrovnik, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ka magjistruar në Zarë (1981) dhe doktoruar në Prishtinë (1984). Gjatë viteve 1984-1990 ka bërë kërkime shkencore medievalistike dhe të paleografisë e epigrafisë, në arkiva, biblioteka e në muzetë në Ancona, Dubrovnik, Kotorr, Padova, Romë, Stamboll, Venedik, Vjenë, Zagreb, Zarë, etj.
Nga ky aktivitet i gjerë hulumtimesh, Drançolli, dha kontribut me rëndësi në fushën e historisë sonë kombëtare e ballkanike. Ai është një ndër studiuesit më seriozë të Mesjetës.
Prej krijimeve të tij veçojmë veprat studimore-shkencore: “Gjin Gazulli, Astronom dhe diplomat i shekullit XV”, Prishtinë 1984; “Raguzanët në Kosovë, (prej fundit të shekullit XIII deri në vitin 1455)”, Prishtinë 1986; “Shteti mesjetar i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”, Pejë 2001; “Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë mesjetës”, Zagreb 2008, etj.
Drançolli është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Pitja është një ndër ushqimet më tradicionale e më të shpeshta në tryezat shqiptare. Ajo zotëron me specifika të veçanta nga gatimet e popujve të tjerë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
“Në kërkim të Historisë Mesjetare Arbërore”, libri i Drançollit që botohet në Kroaci
-
Bahri Drançolli – artisti i kritikës që i gjente heronjtë kudo
-
Vdiq grafisti i shquar, Bahri Drançolli
-
Popujt mund të ndryshojnë, por duhen sa më shumë ëndërrimtarë
-
Drançolli për Betejën e Kosovës: As në qiell as në tokë