Kulturë

Popujt mund të ndryshojnë, por duhen sa më shumë ëndërrimtarë

Memli Sh. Krasniqi u lind më 12 qershor 1968 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Prishtinë, ndërsa studimet në Degën e Historisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, më 1995. Pas diplomimit ka punuar asistent në Degën e Historisë të Institutit Albanologjik.

Më 2008 ka mbrojtur temën e masterit “Shoqëria biblike dhe shqiptarët 1881-1912”, ndërsa në universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup më 2012 ka mbrojtur tezën e doktoratës “Rilindja Kombëtare Shqiptare, Shoqëria biblike britanike për të huajt dhe bektashizmi 1814-1897”.

Është autor i veprave: “Shoqëria biblike britanike për të huajt dhe bektashizmi 1814-1897”, “Shqiptarët në shtypin britanik (1774-1856)”. Bashkautor i veprave: “Dokumente të Shoqërisë biblike britanike dhe për të huajt (1816-1912)”, “Kujtesa kolektive: dëshmi dhe ngjarje(1944-1966)”.

Krasniqi është bashkautor i disa botimeve ndërkombëtare si: “Islamic Leadership in the European Lands of the former Ottoman and Russian Empire (Legacy, Challenges and Change)” e “Balkans in the Turkish History”. Ai është pjesëmarrës me kontribute shkencore në dhjetëra kongrese, konferenca, simpoziume, sesione dhe aktivitete të tjera shkencore nga fusha e historisë, të organizuara në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bullgari, Turqi, Rumani, Greqi, Gjermani, Itali, Irlandë etj. Aktualisht është shef i Degës së Historisë në Institutin Albanologjik.

Krasniqi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Flija është ushqimi im i preferuar. Nuk e kuptoj ende mirë, se pse ky ushqim tradicional shqiptar, që përbëhet nga vetëm tre përbërës; mielli (i grurit ose edhe i misrit), kripa dhe yndyra, dhe e pjekur në saç, bëhet kaq e shijshme. Natyrisht, flija shkon bashkë me kos dhe sidomos me mjaltë, kur bëhet edhe ushqim superior. Kjo më kujton të kaluarën e popullit shqiptar dhe thënien e njohur: “Bukë e kripë e zemër”. Pra, të varfër, por edhe me ato pak gjëra ushqimore, paraardhësit tanë kanë ditur të jenë kreativë, duke përgatitur ushqime, të cilat sot vlerësohen edhe nga të huajt… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)