Puna që bën arkitektja Bika Rebek fokusohet në marrëdhëniet mes strukturave të një institucioni dhe përfshirjes së komunitetit.
Përmes ridizajnimit dhe riimagjinimit të hapësirave të tilla ajo mëton që të thyejë mënyrat tradicionale se si perceptohet një objekt i caktuar nga njerëzit e thjeshtë, duke u munduar që atë ta bëjë sa më atraktiv, shkruan sot Koha Ditore.
Ajo praktikon format heterogjene si pjesë përbërëse të punës së saj, shkrimit, hulumtimit dhe instalimit. Këto forma i shërbejnë si katalizatorë për të krijuar mendim të hapur mbi objektet arkitektonike.
Marrëdhënia mes muzeve dhe teknologjisë është një qasje specifike të cilën ajo mëton ta praktikojë dhe të gjejë modele që këto të dyja të funksionojnë sa më mirë së bashku. Në fakt rikrijimi i hapësirave të muzeve e galerive është fusha në të cilën ajo punon. Rebek ka prejardhje nga Sllovenia, por ka disa vjet që jeton në New York.
Duke qenë partnere në studion “SibilaSoon” dhe duke realizuar projekte të tjera ka bërë që puna e saj të paraqitet në gazetën prestigjioze amerikane “New York Times” dhe revistën “Fast Company”. Shkrimet e saja janë publikuar në “Architect’s Newspaper”, “Bartlett’s Lobby Magazine” e të tjera. Para disa vjetësh ajo ka punuar në “The Metropolitan Museum of Art” si disenjatore e ekspozitave, me fokus të veçantë në “Met Breuer”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Muzeu i Artit Bashkëkohor larg realitetit vetëpromovohet me anëtarësime
-
Histori e re e artit: Në prag të një epoke të re krijuese
-
Arkitektura moderne e Kosovës – arkiv i gjallë që shkruan përditshmërinë
-
“Rilindja: memory, heritage, meaning” për “Rilindjen” si kujtim
-
“Gjatë gjithë kohës, bëhem” në evolucion me trupin midis xhunglës